As Galaxy S6-ta e as Galaxy S7-ta nuk patën shansin të kishin një “vëlla” të vogël por sipas mediave Koreane, Samsung është duke punuar në një version mini të Galaxy S8-ës.
Ky telefon pritet të debutojë së shpejti në Korenë e Jugut. Sipas raporteve, telefoni do të ketë ekran 5.3 inç por me ndjesinë e një telefoni 4.7 inç falë skajeve të ngushta.
Në mesin e specifikave të tjera pritet të jenë procesori Snapdragon 821 (jo 835) shoqëruar nga 4GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme. Gjithashtu mendohet se skaneri i Irisit nuk do të mungojë.
Nëse këto detaje me të vërtetë do ti përkasin telefonit, atëherë ky do të ishte versioni mini më afër statusit “flagship.” /PCWorld Albanian
- Advertisement -