Samir Ujkani zbulon skuadrën e re

     

    Portieri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, ekskluzivisht për televizionin Tribuna Channel, ka zbuluar se është shumë afër marrëveshjes me skuadrën e njohur italiane, Sampdoria.

    “E vetmja skuadrë që jemi shumë afër marrëveshjes është  Sampdoria dhe po presim”, ka thënë Ujakni për Tribuna Channel.

    Ai e ka konfirmuar ndarjen me ish-skuadrën e tij Palermo dhe e ka falënderuar presidentin e klubit italian.

    Intervistën e plotë me Ujkanin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./Tribuna Channel/