Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës.

Por drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj, ka thënë se partia e tij mund të ia konfirmoj kandidaturën për kryetar, por Lushtaku s’mund të garojë si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me kandidaturën e Lushtakut, duke thënë se Lushtaku s’mund të marrë pjesë në zgjedhje në bazë faktit se të njëjtit i është konfirmuar një dënim nga Gjykata e Apelit në vitin 2020./FrontOnline