Kryetari i PDK-së, dega Skënderaj, Sami Lushtaku, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë.

Lushtaku thotë se uniteti brenda strukturave është shumë i madh dhe do të ketë si qëllim ngritjen e fuqishme të PDK-së në nivel vendi.

Ai tutje tha se ka marrë mbështetje absolute në kandidaturën e tij për kryetar të Skënderajt.

“Strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj ofruan mbështetje të plotë për kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt, e cila do të zyrtarizohet së shpejti. Bashkërisht do të hartojmë edhe listën për asamble komunale e cila do të jetë e mbushur me kuadro profesioniste nga të gjitha fushat. SL” shkruan Lushtaku në facebook.

Njoftimi i plotë:

Sot takova strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj. Bashkëbiseduam për zhvillimet politike në nivel qendror dhe lokal. Uniteti brenda strukturave tona është shumë i madh i cili do të ketë si rezultat ngritjen e fuqishme të PDK-së në nivel vendi.

Strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj ofruan mbështetje të plotë për kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt, e cila do të zyrtarizohet së shpejti.

Bashkërisht do të hartojmë edhe listën për asamble komunale e cila do të jetë e mbushur me kuadro profesioniste nga të gjitha fushat. SL