Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shpalosur projektin e tij se si do të ndërtohet qendra e fshatit Likoc, ku dikur ishte Shtabi i Përgjithëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Drenica Press.

Lushtaku para banorëve të bashkësisë Lokale të Likocit, tha se kandidatura tij vjen për qëllime të kthimit të investimeve në çdo cep të Skenderajt, ku ndër investimet e para do të jetë ndërtimi i qendrës së Likocit që dikur ishte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, përcjellë Drenica Press.

Tutje Sami Lushtaku tha se: “Likoci është sinonim i organizimit dhe mobilizimit të UÇK-së. Vendi ku u morën vendimet më të rëndësishme për luftën tonë çlirimtare. Vendi i luftës dhe i krenarisë sonë kombëtare. Themeli i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Sot, para qytetarëve të bashkësisë lokale të Likofcit, prezentuam projektin për rregullimin e qendrës së Likofcit i cili do të jetë ndër prioritetet e para gjatë qeverisjes sime në krye të komunës së Skenderajt. Likofci meriton të trajtohet dinjitetshëm sepse historia e tij është histori e krenarisë sonë kombëtare”./DRENICA PRESS/
Më poshtë e keni projektin më të detajuar: