Kryetari i degës së PDK, Sami Lushtaku, i nominuar për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura dhe struktura të PDK kanë bashkëbisedur të dielën me banorët e Vitaku. Pasi që Sami Lushtaku paraqiti programin qeverisë, banorët e këtij fshati siguruan atë se vota e banorëve të Vitakut shkon vetëm për PDK dhe për kandidatin e PDK-së për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura.

“Në Vitak takuam shumë mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkëbiseduam lidhur me platformën e PDK-së për zhvillimin e Skenderajt.

I falënderoj për mbështetjen e tyre ndaj vizionit tonë për Skenderajn”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social facebook.