Nënkryetari i parë i PDK-së, Sami Lushtaku ka takuar sot strukturat e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.

Ai ka treguar se aty është diskutuam për situatën e përgjithshme politike në vend dhe veçanërisht situatën e fundit politike pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.Image may contain: 11 people, people sitting

“Në Skenderaj ekziston një entuziazëm, vullnet e motiv i jashtëzakonshëm i të gjitha strukturave të degës, që ta japin maksimumin nga vetja, që Partia Demokratike e Kosovës të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Image may contain: 13 people

Platforma jonë qeverisëse do të jetë më e mira. Ky program do ta ketë listën më të mirë për deputetë si dhe ekipën më të mirë qeverisëse, me në krye kandidatin tonë për kryeministër, profesorin e nderuar Enver Hoxhaj.

Skenderaj është bastion i palëkundur i PDK-së që nga paslufta. Skenderaj por edhe i gjithë lidershipi i PDK-së është i bashkuar si kurrë më parë, edhe për hirë të ish Presidentit Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që të punojë për fitoren tonë të radhës.

Për një qeveri me legjitimitet e shtet me dinjitet!”, thuhet në shkrimin e Lushtakut. /Indeksonline/Image may contain: one or more people and people sitting

Image may contain: one or more people and people sitting