Sami Lushtaku e Fadil Nura: Qytetarët e Skenderajt nuk pranojnë të përqahen, mbesin besnik ndaj PDK-së (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj, Sami Lushtaku, së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura sot kanë takuar banorët fshatit Izbicë, Prekaz, Qitak dhe Vojniku.

Pritje të madhe për Sami Lushtakun dhe Fadil Nurën organizuan edhe banorët e fshatit Izbicë, Prekaz, Qitak dhe Vojnik.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj, Sami Lushtaku u shpreh i nderuar për përkrahjen dhe besnikërinë e banorëve të këtyre fshatrave që po e japin për PDK-në dhe Fadil Nurën.

Lushtaku ka thënë se besnikëria e qytetarëve të Skenderajt vazhdon tash e sa vite, dhe ky besim do të vazhdoj, pasi që siç thotë ai, qytetarët e këtij vendi i dijnë të gjitha punët e mira të qeverisjes së PDK-së në Skenderaj.

“Qytetarët e Drenicës do të qendrojnë bashkë. Qytetarët e Drenicës do t’i qendrojnë besnik PDK-së, dhe kjo ka ndodhë që 20 vite për PDK-në, sepse kjo është shtëpia jonë. Ndërsa qytetarët i dijnë punët e qeverisjes sē PDK-së gjatë mandatit të saj. Ndërsa këto partitë tjera janë të vogla dhe s’kanë bërë asgjë për këtë vend, sikurse edhe edhe ky kryetari aktual”, ka thënë Lushtaku.

Ndërsa kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka bërë thirrje që qytetarët e Skenderajt të mos bien pre e propagandave sepse synim i partive tjera është përqarja e qytetarëve të Drenicës.

Ai ka thënë që pas 17 tetorit, si kryetar i Skenderajt, bashkë me Sami Lushtakun do të angazhohen 24 orë që qytetarët e Skenderajt të kenë jetë me të mirë.

“Është e rendësishme të jemi bashkë dhe të vazhdojmë bashkë. Prandaj iu bëjë thirrje të mos lejojnë që propaganda të hyjë nē mes, pasi që me çdokusht po provojnë partitë tjera të na përqajnë në Skenderaj. Qytetarët e Skenderajt janë të bashkuar, dhe do të vazhdojnë të bashkuar në rrugën me PDK-në, sepse angazhimi im, me gjeneral Lushtakun dhe kandidatet për asamble kemi me punua 24 orë për t’i siguruar jetë me të mirë dhe presperitet të përbashkët si Drenicë”, k thënë Nura.