Sami Lushtaku e Fadil Nura në Marinë të Skenderajt përkujtojnë 41 dëshmorët e lirisë me rastin e rënies në betejën e Pashtrikut (FOTO)

Ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës dhe njëherit nënkryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, gjatë ditës së sotme së bashku me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, me rastin e përvjetorit të rënies së 41 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e Pashtrikut, shkruan Drenica Press.

Me këtë rast nënkryetari Lushtaku tha se: Në 24 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës, me nderin dhe krenarinë më të madhe kujtojmë 41 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në pritë të organizuar nga forcat serbe me 14 dhjetor 1998 në Pashtrik, pasi kaluan kufirin ndërmjet shqiptarëve.

Rezistenca nga ana e luftëtarëve të UÇK-së ishte e madhe dhe e menjëhershme. Pas betejës që zgjati disa orë, ranë heroikisht 41 dëshmorë të kombit. Kjo ishte humbje e madhe për ne por që shtoi vullnetin për luftën e krenarinë për bashkëluftëtarët trima të cilët nuk kursyen jetën për lirinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme!
SL
- Advertisement -

MË TË FUNDIT