Kryetari i degës së PDK në Skenderaj, Sami Lushtaku, i nominuari kandidat për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura dhe struktura të degës kanë qendruar të shtunën në lagjen ‘Bajraktari’ të Klinës së Epërme. Sami Lushtaku u ka thenë qytetarëve të kësaj lagjeje se vizioni i tij dhe i PDK-së për zhvillimin e Skenderajt është jashtëzakonisht i mire dhe se duhet përkrahur. Lushtaku shtoi se qytetarët e Skenderajt kanë siguruar se vota e tyre do të shkojë për PDK-në dhe kandidatin e PDK-së për kryetar të Skenderajt.

Në anën tjetër, banorët e kësaj lagjeje siguruar Lushtakun se vota e tyre do të jetë për PDK-në dhe për Fadil Nuren, të nominuarin për kryetar të Skenderajt.

“Sot në lagjen Bajraktari të Klinës, morëm mbështetje të madhe nga qytetarët e kësaj lagje. Vizioni ynë për zhvillimin e Skenderajt po mirëpritet gjithandej”, ka shkruar Lushtaku në facebook.