Gjatë ditës së sotme Sami Lushtaku dhe kandidati për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura u takuan me shumë banorë të fshatit Polac, shkruan Drenica Press.

Në këtë takim vërehet një numër i madh përkrahësish të Partisë Demokratike të Kosovës.  Me këtë rast, Sami Lushtaku, kryetar i PDK -së në Skenderaj tha se: Në Polacin e ideologut të çështjes kombëtare Hasan Prishtina, takuam mbështetës të shumtë të PDK-së. Besimi i tyre ndaj vizionit tonë për zhvillimin e Skenderajt është i jashtëzakonshëm. Bashkë do të shënojmë fitore të thellë me 17 tetor!