Vikendin shumë qytetarë të Prishtinës e shfrytëzojnë për t’u relaksuar në parkun e Gërmisë.
Shumë prej tyre madje frekuentojnë këtë park në orët e hershme të mëngjesit, shkruan lajmi.net.
Në mesin e tyre është edhe deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.
Ky i fundit pothuajse në çdo shëtitje në Gërmi ka pas vetes edhe qenin e tij.
Qeni i Kurteshit vrapon nëpër parkun e Gërmisë pa mbrojtësen që zakonisht u vendoset qenve, e madje nuk është as i lidhur.
Lajmi.net ka siguruar disa fotografi dhe video ku qeni i deputetit të VV-së rrezikon edhe qytetarët që kalojnë këndej pari.
Shikoni pamjet. /Lajmi.net/
- Advertisement -