Sabri Maxhunit-Novosella iu kërkuan në emër të haraçit 500 mijë euro (video)

 

Biznesmeni Sabri Novosella – Maxhuni godet duke deklaruar se krimi i organizuar është i instaluar në Kosovë.
Ai është akuzuar nga Prokuroria themelore e Gjilanit – Dega në Viti për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare.
Në emisionin e pasdites në televizionin 1st Channel, ai i hodhi poshtë të gjitha këto, duke i quajtur të pavërteta dhe të planifikuara si kurth ndaj tij dhe bizneseve të tij.
Ai foli rreth kësaj me fakte, për hyrjen pa paralajmërim në pronën e tij nga ana e policisë, kërcënimet e bëra me jetë dhe haraqi që i është bërë në vlerë prej 500 mijë eurosh.
Gjatë intervistës ai u shpreh se krimi i organizuar me këto po krijon pesimizëm duke i larguar njerëzit nga Kosova.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT