Sa para i fitoj Prishtina nga Liga Ballkanike?

Sigal Prishtina i shpenzoi disa qindra mijëra euro këtë edicion (thuhet 400 mijë, por shuma mund të jetë dyfish), për të arritur deri tek suksesi – triumfi në Ligën Ballkanike. Por, a e dini se sa para i ka përfituar klubi kosovar nga Liga Ballkanike? Me siguri, nuk do ta besoni.

Drejtori i klubit, Florian Miftari, ka treguar për Express se Prishtina, për triumfin e arritur në Ligën Ballkanike do t’i fitojë hiç më shumë se 5,000 euro. Një shumë kjo qesharake, e dhënë nga drejtuesit e kësaj lige, nëse i shikojmë shpenzimet marramendëse të klubit prishtinas.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT