Rusinovci: S’ka kushte për punë në Pallatin e Drejtësisë

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë po e vazhdojnë grevën e tyre deri në përmbushjen e kërkesave, që ata i shohin si kryesore për zhvillimin e punës në këtë pallat.

Pallati i ndërtuar në Hajvali, ka ndikuar në ngadalësimin e kryerjes së obligimeve nga ana e punëtorëve, për shkak se në disa pjesë të objektit nuk ka as ajër.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, Asllan Rusinovci, ka thënë se deri më tash u është siguruar vetëm uji.

“Ne jemi ende në grevë, në përjashtim të disa rasteve që duhet të përfundohen patjetër, si rastet që kanë të bëjnë me paraburgim”, ka thënë Rusinovci për Indeksonline.

Ai ka shtuar se kryetari Sali Mekaj ka biseduar me ministrinë përkatëse, atë të Administrimit Publik, dhe se kjo e fundit u ka premtuar se do t`u plotësojë kërkesat, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete.

“Krejt çka na është siguru, është uji. Por, ne kryesore e kemi ajrin, sepse në disa pjesë nuk po mund të zhvillohet puna për shkak të mungesës së oksigjenit. Prandaj, kjo është më e rëndësishmja dhe presim një zgjidhje më të shpejt”, ka thënë kryetari Rusinovci.

Ai ka shtuar se, së fundmi u kanë premtuar për zgjidhjen e çështjes së transportit, por që punëtorët më shumë të rëndësishme e shohim zgjidhjen për oksigjen, se sa këtë të transportit./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT