Ikardi nuk do të jetë në Botërorë! Ky është lajmi i hidhur, i bërë publik nga mediat italiane dhe ato argjentinase menjëherë pas kualifikimit të çmendur të Interit në Champios Ligë.
Kapiteni i zikatërve, nuk është preferuar nga trajneri Sampaoli dhe nuk bën pjesë në listën e 23 lojtarëve të përzgjedhur që do të udhëtojnë në Rusi.
Pavon, Mesi, Dibala, Higuain dhe Aguero janë sulmuesit që ka preferuar tekniku i Argjentinës. Teksa vihet re prezenca surprizë e mbrojtësit të Torinos, Ansaldi, i cili nuk është në lartësinë e duhur për të qenë pjesë e Kombëtares, gjithsesi trajneri e ka përfshirë në listë.
Pas këtij lajmi, i gjithë gëzimi i sulmuesit argjentinas është kthyer në dëshpërim, pasi ai e shikonte veten pjesë të kombëtares falë formës së mirë që po kalon te Interi.
LISTA:
Portierë: Sergio Romero, Franco Armani and Willy Caballero.
Mbrojtës: Gabriel Mercado, Federico Fazio, Nicolás Otamendi, Cristian Ansaldi, Nicolás Tagliafico and Marcos Rojo.
Mesfushorë: Ever Banega, Javier Mascherano, Eduardo Salvio, Lucas Biglia, Angel Di Maria, Gio Lo Celso, Manuel Lanzini, Maxi Meza and Marcos Acuña.
Sulmues: Lionel Messi, Sergio Agüero, Gonzalo Higuaín, Cristian Pavón and Paulo Dybala.