Runiku i Skënderajt bëhet me fushë sportive

Runiku i Skënderajt është bërë me fushë të re sportive.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, me zyrtarë komunal dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë bërë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të kësaj fushe.

Njoftimi i plotë i Bekim Jasharit:

Lajm i mirë për sportistët!

Bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtorin e Kulturës, Abdyl Ymeri, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, drejtora komunal, kryesuesen Haliti, asambleistin Kajtazi dhe zyrtarë tjerë komunal, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, KFOR-it, e FSK-së sot përuruam fushën sportive në Runik.

Me këtë rast falënderova Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar në realizimin e kësaj fushe, KFOR-in dhe FSK-në, deputetin, Bekim Haxhiu, i cili ka bërë kërkesa të vazhdueshme deri sa është realizuar projekti. Falënderova edhe donatorin, Tahir Çitaku për ndihmën që ka dhënë për këtë fushë.

Gjatë përurimit të këtij stadiumi, ndava mirënjohje për donatorët të cilët e jetësuan këtë projekt të rëndësishëm për qytetarët e kësaj zone, kurse klubi “Runiku United”, mua, Nënkryetarit Lushtaku dhe përkrahësve tjerë i ndau mirënjohje për përkrahjen e dhënë këtij klubi.

Urime!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com