Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Qirez të Skenderajt, njofton drenicapress.info

Mësohet se në QKMF Skenderaj është një person pa shenja jete.

Dyshohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar është goditur nga energjia elektrike.

Njësitë relevante policore dhe njësitë e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /DrenicaPress/