Rrugët e Drenasit janë vështirësuar për qarkullim

Komuna e Drenasit ka njoftuar për gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të borës. Në njoftimin e komunës thuhet:

Të nderuar qytetarë shmangni daljet e panevojshme sepse rrugët janë të vështirësuara për qarkullim.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, pas reshjeve të fundit të bores, rrugët janë vështirësuara për qarkullim, ndonëse kompanitë e kontraktuara janë në teren për të lehtësuar qarkullimin, kryesisht në zona më të thella rurale.

Prandaj kërkohet që të keni kujdes dhe të shmangni daljet e panevojshme. Dy kompanitë e kontraktuara janë duke pastruar borën, fillimisht në zonat me të thella rurale për të vazhduar edhe në të gjitha pjesët tjera ku janë të obliguara sipas kontratës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT