Rrotullohet autobusi me nxënës, ka edhe të vdekur

Policia belge ka konfirmuar se një person ka humbur jetën, pasi një autobus përfundoi i aksidentuar derisa mbante me vete rreth 34 fëmijë dhe 6 mësues.
Ndërkaq për identitetin e viktimës ende nuk dihet,bëjnë të ditur autoritetet lokale, shkruan Metro.

Zëdhëndësi i policisë në Middelkerke, në West Flanders, ka konfirmuar se 42 perosna nga një shkollë britanike në Brentwood, Essex përjetuan aksidentin.

Ndërsa një zëdhëndës nga Coaches Richmond e Ballinderry Road, Lisburn, raportoi se një nga automjetet e saj ishin të përfshira në aksident.

Sipas burimeve lokale, autobusi thuhet se ka goditur një nga shtyllat mbështetëse në një urë të autostradës ku edhe përfundoi poshtë saj.

Nuk është ende e qartë për numrin e saktë të personave të lënduar, por sipas raportimeve të huaja disa fëmijë janë trajtuar në spital përcjellë Klan Kosova.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT