Edhe dita e së martës është shënuar me një viktimë në komunikacion në Shqipëri.

Këtë herë, një 39 vjeçar, ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktorin e tij në fshatin Drenie të Patosit.

“Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.