Bëhet e ditur se kompania e njohur Apple do të vazhdoj traditën e prodhimit të telefonave të mençur iPhone me çmime më të lira të modelit C.
Pasardhës i iPhone 5C, bëhet e ditur se do të jetë iPhone 6 C i cili do të vjen me një ekran 4 inc dhe me cipin A9, ku edhe do të ketë një çmim mjaftë të arsyeshëm, ashtu si para ardhësi i tij 5C.
Po ashtu iPhone 6C do të ketë sensorin Touch ID të gjurmëve të gishtave si dhe teknologjinë e pagesave NFC. Sa i përket dizajnit, do të ketë shumë pak ndryshime krahasuar me paraardhësin.
Ky model do të prezantohet në sezonin e vjeshtës së bashku me iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.
- Advertisement -