Rrjedhin foto të Samsung Galaxy J5

Kanë filluar të rrjedhin disa foto të Samusung Galaxy J5, i cili pritet që së shpejti të hidhet në treg. Sipas këtyre fotove, ky model do të ketë një dizajn përafërsisht  të njëjtë me  modelet e tjera të telefonave Samsung.

Samsung Galaxy J5 do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 410, 1.5GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë, kamerë kryesore 13 megapikselë, kamerë ballore 5 megapikselë dhe bateri me kapacitet 2,600mAh. Pajisja do të operojë me sistemin Android 5.1 Lollipop me ndërfaqen TouchWiz-ed.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT