Rritje për 132% e numrit të azilkërkuesve në Gjermani

Në gjysmën e parë të vitit 2015 numri personave që kanë kërkuar azil në Gjermani ka pësuar një rritje prej më shumë se dy fish në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Dhe kjo rritje nuk ka të bëjë me zonat e krizës si Siria dhe Iraku. Përkundrazi, janë vendet e Ballkanit ato që ndodhen në kreun e listës.

Sipas Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), nga janari deri në fund të qershorit në Gjermani kanë kërkuar azil 179.037 veta, që është një rritje për 132.2 për qind, shkruan gazeta die welt, raporton albinfo.ch

Me gjithë faktin se Siria është në vendin e parë me 34.500 azilkërkues, vendet tjera në listë i zënë balkanasait, gjegjësisht shtetasit e Kosovës, të Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Maqedonisë. Praktikisht gjysma (mbi 45% )e të gjithë azilkërkuesve vijnë nga Ballkani, ose 82.243 sish.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT