Ndonëse dita e djeshme shënoi rekord të të prekurve dhe viktimave të shënuara si pasojë e COVID-19, i pari i vendit duket se nuk brengoset fare.
Ai ka postuar një fotografi në Facebook, teksa shihet që s’ka as dorëza, as maskë e as respektim të distancës, raporton Gazeta Blic.
”Në Komoran, me familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit. Familja Alushani dha kontribut të shquar për çlirimin e atdheut. Kosova kudo ka heronjtë e lirisë dhe pavarësisë. Lavdi e përjetshme gjakut të të rënëve! HTH”, ka shkruar Thaçi.
Për më shumë, këto janë fotografitë që ai ka postuar:
- Advertisement -