Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas situatës së rënduar pandemike, hodhi e idenë e mbylljes totale dyjavore.Kjo ide e Ahmetit nuk po gjen shumë përkrahje dhe nuk po shihet si adekuate.Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, duke folur rreth këtij propozimi, tha se para mbylljes totale Qeveria duhet të ndërmarrë disa veprime të tjera.

Jashari rëndit disa nga këto veprime të cilat duhet të ndërmerren urgjentisht nga qeveria Kurti.“Para mbylljes totale, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr disa veprime tjera, që do të shërbenin uljes së numrit të rasteve të infektuara dhe futjes nën kontrollë të situatës.Në rend të parë duhet të shtohet kapacitetii stafit mjeksor që jep vaksina.Duhet që në vend të një qendre vaksinimi në një komunë të bëhën së paku 4 ose 5 qendra në një komunë,në këtë menyrë masa do të shpërndahej dhe nuk do të kishim problem me termine per vaksinim”“Të shikohet mundesia e ekipeve mobile për vaksinim në terren jashtë qytetit ose nëpër institucione e biznese.Të punohet edhe vikendeve me kapacitet të plotë dhe te mos ketë byrokraci në termine. Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe si e tillë duhet të trajtohet” deklaron Jashari.

Ai potencon se mbyllja totale do të duhej të ishte opsioni i fundit dhe me masa adekuate të evitohej.“Mbyllja totale do të duhej të konsiderohej e fundit dhe me masa adekuate do të evitohej.Vaksinimi masiv është zgjidhje dhe fokusi duhet të jetë aty” deklaroi ai për “Gazeta Blic”.
Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, FSSHK-së, Blerim Syla, po e kundërshton fort këtë propozim.Syla tha se është dashtë më herët të jepen propozime të tilla dhe se nuk i takon Shpend Ahmetit të merret me lojëra të tilla politike.“Jo nuk mendoj se mund ta rregulloj situatën një mbyllje totale e vendit. Jam kundër argumentit të Shpend Ahmetit, sepse këto argumente është dasht më herët t’i japë kryetari i Prishtinës, gjithçka është vonë. Shkalla e inkubacionit të çdo infeksioni është 21 ditë dhe këto lojëra politike më së paku i takojnë Shpend Ahmetit edhe të tjerëve me dhanë kështu deklaratsh”, tha ai.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Coronavirusi, 21 persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 278 të tjerë.Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 26.534.