Rritja e nivelit të deteve po bëhet e pashmangshme

Një studim i ri thotë se pavarësisht masave që synojnë të marrin shtetet për uljen e çlirimit të gazit serrë në atmosferë, toka mund të ketë hyrë në një fazë të pakthyeshme për rritjen e nivelit të detit

Nivelet e detit mund të rriten me të paktën gjashtë metra në një afat të largët, duke mbuluar bregdetin e Floridës deri në Bangladesh, edhe nëse qeveritë arrijnë synimet e tyre për të pakësuar ngrohjen globale, thotë një studim i ri, raporton Reuters, transmeton Gazeta Shqip.

Shtresat e akullit në Groenlandë dhe Antarktidë shkrinë kur temperaturat ishin afërsisht ose më të larta se të sotmet në ngrohjet e tre milionë viteve më parë, u shpreh një skuadër hulumtuesish ndërkombëtarë drejtuar nga kërkuesit amerikanë. Deklarata u publikua në revistën Shkencë.

Bota mund të jetë duke shkuar drejt një përsëritje të vetes edhe nëse qeveritë i ulin çlirimet e gazeve serrë për të limituar ngrohjen globale sipas synimeve të Kombeve të Bashkuara. Objektivat kërkojnë uljen me dy gradë Celsius mbi kohët para-industriale.

“Shënjestrat aktuale për temperaturat mund ta çojnë botën në një rritje prej të paktën gjashtë metrash të nivelit të detit”, shkroi autori i projektit Past Global Changes. Disa gaze serrë mund të enden për shekuj në atmosferë.

Një shkrirje e tillë mund të kërcënojë qytete nga Pekini në Londër dhe të zhdukë nga harta shtetet ishullore tropikale. Autorja kryesuese e studimit Andrea Dutton, nga Universiteti i Floridës, tha se mund të duhen shumë shekuj për një rritje gjashtë metra, pavarësisht se disa prova nga lashtësia tregojnë për mundësinë që të ndodhin ndryshime më të shpejta.

“Ky është një projektim afatgjatë. Nuk do të ndodhë të nesërmen”, – tha ajo për Reuters.

“Studimet kanë treguar se si shtresat e akullit nga Groenlanda dhe Antarktiku kanë ndikuar ndjeshëm në këtë rritje niveli detesh mbi ato moderne”, shtoi Anders Carlson, një gjeolog nga Universiteti Shtetëror i Oregonit dhe bashkautori i studimit.

“Nivelet atmosferike moderne të dioksitit të karbonit janë sot të barasvlershme me ato të tre milionë viteve më parë, kur niveli i detit ishte të paktën gjashtë metra më i lartë sepse shtresat e akullit ishin reduktuar shumë”.

“Shkrirja e akullit kërkon kohë, por nuk është se zgjat përgjithmonë”, shtoi Carlson. Ekzistojnë prova se me shumë gjasa transformimi të fillojë tani”.

Paneli i shkencëtarëve të klimës të Kombeve të Bashkuara tha në vitin 2013 se ngrohja globale mund të rrisë nivelet e deteve në botë me 26 deri në 82 centimetra deri në fund të shekullit 21. Kjo është një rritje me 19 centimetra që nga viti 1900.

Studimi i fundit, bazuar mbi studimet që nga akulli i lashtë deri te koralet fosile, tha se niveli i deteve u rrit me gjashtë deri në nëntë metra në një periudhë të ngrohtë rreth 125,000 vjet më parë kur temperaturat ishin të ngjashme me ato sot.

Nivelet e oqeanit u shtuan gjashtë deri në trembëdhjetë metra në 400,000 vite më parë kur temperaturat u rritën me një gradë Celsius më shumë seç janë tani.

Në një periudhë të ngrohtë tre milionë vite më parë, nivelet e detit gjithashtu ishin të paktën gjashtë metra më të larta se sot.

Ndryshimet e lashta kanë gjasa të jenë të lidhura me ndryshimet natyrale në rrotullimin e Tokës rreth Diellit.

Gjashtë metra rritje e nivelit të detit nuk ngjan shumë. Megjithatë, qytetet bregdetare kudo në botë kanë përjetuar rritje të madhe në popullatë dhe infrastrukturë gjatë shekujve të fundit dhe një rritje globale e nivelit të detit mund të jetë katastrofike për qindra miliona njerëz që jetojnë në këto zona.

Pjesa më e madhe e shtetit të Floridës për shembull, është ngritur në jo shumë metra lartësi mbi nivelin detit, ndërsa një rritje e tillë e detit do të ishte katastrofike për Majamin. Pjesë të Nju Orlinsit dhe zona të Luizianës do të pësonin shkatërrimin si në uraganin ‘Katrina’. Dhaka në Bangladesh është një nga qytete më të populluara të botës me 14.4 milionë banorë, ku të gjithë jetojnë në zona të ulëta.

Tokio dhe Singapori janë veçuar si shumë të prekura nëse ndodh rritja e nivelit të detit./Reuters/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT