Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, nga testimi i 186 qytetarëve të dyshuar për Covid-19, kanë rezultuar pozitivë 15 prej tyre.

Në një deklaratë për mediat Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë sqaroi se nga këto raste, 13 janë në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive”.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%. /tvklan.al

- Advertisement -

MË TË FUNDIT