Rritet çmimi i duhanit, bie ai i drurit

Çmimet e importit në Kosovë, janë ngritur prej 1.0 për qind, në krahasim me tre mujorin e dytë të këtij viti, bazuar në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kjo ngritje vërehet te produktet bimore, shtazët e gjalla e produktet e tyre, tekstili, pijet duhani e artikuj tjerë, shkruan Indeksonline.

“Ngritja më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishte te: metalet bazë dhe artikujt prej (3.8%); produktet bimore (3.0 %); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (2.2 %); lëkura dhe artikujt e saj (1.2%); produktet minerale (1.1%); mjetet e transportit (1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.0%); tekstili dhe artikujt e tij (0.9%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.7%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.4%); produktet e industrive kimike (0.2%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (0.2%)”

Kjo ngritje duket të jetë neutralizuar nga rënia e çmimeve te plastika, kauquku, keramika, çelçi, këpucët, e druri.

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-0.8%); druri dhe artikujt e tij (-0.7 %); vajrat ushqyese (-0.7%); letrat dhe artikujt e saj (-0.6%) dhe këpucët (-0.1%)”, thuhet më tej në publikim.

Por nëse e krahasojmë këtë publikim me tre mujorin e parë të vitit 2016 në raport me tre mujorin e 2015-ës, shihet se çmimet e importit kanë pësuar rënie prej 2.8 për qind.

“Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-15.4%); tekstili dhe artikujt e tij (-5.2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.9%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-3.4%); letrat dhe artikujt e saj (-2.2%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-2.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-0.6%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.4%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.1%)”.