vidç polici në podujevë

Dy fëmijë kanë pësuar lëndime në sheshin “4 dëshmorët” në Podujevë.

Erërat e fuqishme kanë rrëzuar skenën e ngritur për koncert.

Njëri nga fëmijët (vajzë) ka lëndime më të rënda trupore dhe të njëjtit janë nisur drejt emergjencës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila është duke u marrë me rastin.