Diçka e rrallë në skenën politike kosovar po ndodh, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon bashkëpunim dhe ndihmë nga Partia Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Dy partneret e LDK’së, Nisma e AAK nuk e përkrahin këtë mocion, shkruan Gazeta Metro.
Lëvizja Vetëvendosje e ka kuptuar se pa bashkëpunimin dhe ndihmën e PDK’së vështirë se do ta kenë të mundur rrëzimin e Qeverisë Hoti, duke parë se AAK dhe Nisma janë në Qeveri.
Lëvizja Vetëvendosje po synon rrëzimin e Qeverisë Hoti nëpërmjet ngritjes së mocionit të mosbesimit.
Nga sot Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mos besimit ndaj Qeverisë.
Si rrjedhojë e keqqeverisjes dhe situatës së rëndë me COVID-19, shefi i GP të VV’së
Rexhep Selimi ka ftuar grupet tjera parlamentare dhe deputetët e parlamentit të Kosovës që ta mbështesin këtë mocion.
Deputeti Selimi pret reflektimin e PDK’së për rrëzimin e qeverisë Hoti.
“Partia Demokratike e Kosovës është subjekt opozitar në Parlamentin e Kosovës, në retorikën e tyre kemi parë që ata kanë qasje kundrejt qeverisë aktuale. Ne presim që ata t’i mbajnë fjalët e tyre dhe t’i realizojnë me veprime konkrete”, tha Selimi.
Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti ish- Qeveria Kurti ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj
Dy partnerët e LDK’së në qeverisje, Nisma e AAK nuk po e përkrahin këtë mocion, pavarëisisht problemve të brendshme që kanë.
Kështu ka deklaruar për KosovaPress deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë të inicioj mocion për rrëzim të qeverisë.
“Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë me nis një mocion, është e drejtë e tyre me nis mocion. Nisma Socialdemokrate është pjesë e këtij koalicioni qeverisës dhe nuk e përkrah një mocion të tillë të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.
Ndërsa, deputeti i AAK.së, Rasim Selmanaj për KosovaPress ka thënë se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, dhe se nuk beson që Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë votat për rrëzim të qeverisë Hoti.
I pyetur se a do votojnë pro këtij mocioni të mosbesimit për shkak të përçarjeve të fundit për dialogun në mes të AAK dhe LDK’së, Selmanaj tha se si AAK e kanë në traditë që marrëveshjet me partitë e koalicionit t’i respektojnë deri në fund.
“Gjithmonë opozita e ka si detyrë jo vetëm me kritikua qeverinë por edhe me mund me rrëzua është demokratike, por që ne si koalicion jemi duke funksionuar mirë, ndërsa Vetëvendosje e ka të drejtën e vetë….Unë mendoj që jo sepse qeveria është duke funksionuar normal….Jo në traditën e Aleancës ne kur mbërrijmë marrëveshje atë e respektojmë deri në fund vetëm nëse partnerët nuk e respektojnë marrëveshjen është çështje tjetër por ne si parti i rrimë deri në fund marrëveshjes”, tha ai.
Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti ish- Qeveria Kurti ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj./gazetametro.net