Rreziku nga sulmet terroriste, anulohet koncerti i Elina Dunit në Bruksel

Pas kontaktit të vazhdueshëm me autoritetet Belge nga ambasada e Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, është rekomanduar që koncerti i Jazz artistes shqiptare, Elina Duni me datën 28 nëntor, në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare, të anulohet.

Kjo vjen si pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme të krijuara pas sulmeve terroriste në Paris dhe situatës së krijuar në shtetin Belg.

Autoritetet belge pas këtij akti të shëmtuar kanë ngritur nivelin e sigurisë në shkallën 4, me çka edhe janë anuluar të gjitha aktivitetet në kryeqendrën e tyre.

Me këtë rast, Ministria e Diasporës ka “shpreh keqardhje për këtë njoftim dhe njëkohësisht lut për mirëkuptim nga bashkatdhetarët tanë të cilët në numër të madh të konfirmuar e kanë prit me padurim koncertin e Elinës gjatë manifestimit Ditët e Kulturës Shqiptare”.

Aktivitetet tjera në kuadër të Ditëve të kulturës shqiptare në Belgjikë, si shfaqja e filmave të shkurtër ose shfaqja e “Sikur kjo të ishte shfaqje” me datën 30 nëntor 2015 në Mechelen, mbeten aktive deri në një njoftim tjetër. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT