Rrezik për shoferët: Lopët në Pejë kullosin në rrethrrotullim (Foto)

Pronarë të pandërgjegjshëm, i kanë lëshuar lopët të cilët kanë ndaluar në një rrethrrotullim, në qendër të Pejës.
Për disa orë me radhë, këto lopë janë bërë problem i shoferëve, sepse po lëvizin nga aty, duke dalë në rrugë, transmeton Telegrafi.

Tufa e lopëve, që janë vendosur vetëm disa metra larg qendrës së Policisë, janë rrezik për ndonjë veturë që mund të lëvizë me urgjencë.

Sipas banorëve, këto lopë kanë qëndruar për një kohë të gjatë në këtë hapësirë me barë, ndërsa nuk ka ardhur askush që t’i marrë. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT