Rreth 3.000 filma aplikuan për t’u shfaqur në “Bridge Film Fest”

Festivali ndërkombëtar i filmit, “Bridge Film Fest”, ka pritur deri më 15 maj aplikimet e filmbërësve për edicionin e radhës së këtij festivali.

Sipas organizatorëve, rreth 3.000 filma kanë aplikuar për t’u ekranizuar në Mitrovicë, në kuadër të “Bridge Film Fest”.

“Përgjatë kësaj kohe kemi pranuar gjithsej 2.842 filma nga 106 shtete, ku prej tyre 368 të metrazhit të gjate dhe 2.474 të metrazhit të shkurt”, thuhet në komunikatën e “Bridge Film Fest“.

Bëhet e ditur se në listën e filmave që kanë aplikuar prijnë filmat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por ka edhe nga Spanja, Franca, Britania e Madhe, India, Kanada, Irani, Italia, Rusia, Kanada, Gjermania, Turqia, Brazili, Polonia, Greqia, Meksika, Irani dhe shumë shtete te tjera.

Organizatorët thonë të kenë vërejtur në këtë edicion një ngritje të madhe të interesimit nga vendet e rajonit dhe kjo është reflektuar në numrin e aplikuesve nga i gjithë Ballkani, përshirë Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë. /kosovalive/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT