Rreth 22 mijë kosovarë vetëm gjatë vikendit vizituan bregdetin shqiptar

Edhe pse kohë pandemie dhe numri i rasteve të reja me koronavirus ditëve të fundit është rritur si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, rreth 22 mijë kosovarë kanë vendosur që vikendin ta kalojnë në bregdetin shqiptar.

Derisa që nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë hyrë rreth 17 mijë persona, e të cilët u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, dita kur numri më i madh i personave që kanë shkuar në drejtim të Shqipërisë ka qenë e shtuna, ku nga Kosova kanë dalë 8 mijë e 462 persona. Kurse, në përgjithësi janë 22 mijë persona që kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe ia kanë mësyrë Shqipërisë gjatë vikendit.

Derisa që nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë hyrë rreth 17 mijë persona, e të cilët u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Edhe në një javë në parë, gjatë vikendit në Shqipëri kanë dalë mijëra qytetarë të Kosovës. Sipas të dhënave të policisë për këto dy ditë vetëm në pikat kufitare në perëndim, kanë hyrë në Kosovë mbi 10 mijë persona, si dhe kanë dalë rreth 10 mijë. Po nga ana perëndimore kanë hyrë e dalë edhe mijëra mjete transportuese.

Nga të dhënat zyrtare gjatë vikendit kanë hyrë 4 mijë e 111 vetura dhe 114 kamionë, si dhe kanë dalë 3 mijë e 24 vetura dhe 60 kamionë. Për dy ditë, në javën e shkuar, kanë hyrë 16 mijë e 481 persona dhe kanë dalë 15 mijë e 267 persona.

Vlen të theksojmë se pika kufitare më e ngarkuar gjatë sezonit të verës është ajo e Merdares, pasi aty kalojnë shumica e mërgimtarëve që vijnë për të kaluar pushimet në Kosovë. E të ngarkuara janë edhe pikat kufitare me Shqipërinë, pasi shumë qytetarë shkojnë për pushimet e verës atje./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT