Rrëfimi tronditës i fotografit që kapi vrasjen e ambasadorit rus (Foto)

Fotografi turk i Associated Press Burhan Ozbilici ishte nisur dje në një ekspozitë arti me idenë se do të jetë vetëm një ditë e zakonshme pune. Aty, në kryeqytetin turk, Ankara, po merrte pjese edhe ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov.

Por, pak minuta pasi ambasadori Karlov kishte filluar fjalimin e tij, Ozbilici kishte shpërndarë fotografitë e para përmes AP-së të ambasadorit të plagosur nga një sulmues. 62-vjeçari Karlov u dërgua me urgjencë në spital, u konstatua vdekja e tij, ndërsa policia vrau sulmuesin Mevlut Mert Altintas gjatë një shkëmbimi me armë, shkruan Periskopi.

https-%2f%2fblueprint-api-production-s3-amazonaws-com%2fuploads%2fcard%2fimage%2f323488%2ffcd5c597-50b1-400e-8250-2f3cb6a6b0c6

Ambasadori rus gjersa flet pak para se sulmuesi të hapë zjarr ndaj tij

Fotografi ngjarjen e përshkroi skenë tmerri.

“Të shtënat, të paktën tetë prej tyre, qenë shumë të zhurmshme brenda galerisë së arteve. Shpërtheu rrëmuja. Njerëzit bërtisnin, fshiheshin prapa shtyllave, hynin përfundi tavolinave e shtriheshin në dysheme. Isha i frikësuar dhe konfuz, por unë gjeta pjesërisht mbojte pas murit dhe bëra punën time: shkrepa fotografi”, ka shkruar fotografi.

https-%2f%2fblueprint-api-production-s3-amazonaws-com%2fuploads%2fcard%2fimage%2f323494%2fa40ea132-e55f-4b3c-b256-34b1b17e9330

Pjesëmarrësit në ekspozitë struken në një qysh pas vrasjes së ambasadorit

Fotografi i AP-së bëri fotografi të sulmuesit Altintas gjatë sulmit ndaj Andrei Karlov.

Madje, Ozbilici kishte fotografuar sulmuesin edhe para se të fillonte të shtënat. Ai thotë se kur kishte shikuar fotografitë më vonë dhe kishte parë qitësin prapa amasadorit, ishte shokuar nga ngjasimi i tij si një “mik ose truprojë” i ambasadorit Karlov.

https-%2f%2fblueprint-api-production-s3-amazonaws-com%2fuploads%2fcard%2fimage%2f323454%2f1f87bd38-07a5-43b7-b9be-fb30bd0342bb

Altintas shtire drejt Karlovit

Fotografi kishte marrë vesh se vrasësi 22-vjeç, kishte vendosur ta vrasë ambasadorin për shkak të Halepit dhe rolit të Rusisë në luftën civile në Rusi, por në ato momente Ozbilici krejt çfarë mund të raportonte qe se ai ishte i “shqetësuar” dhe fliste arabisht.

Ai ishte i shashtisur nga situata ku gjendej, por jo për gjatë.

“Mori pak sekonda për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur; një njeri vdiq para këmbëve të mia; një jetë u shua para syve të mi”, thotë ai, shkruan Periskopi.

Pasi kishte shkrepur disa fotografi të qitësit, të ambasadorit të vdekur dhe turmës së tmerruar, fotografi ishte eskortuar jashtë ndërtesës me të tjerë pjesëmarrës në atë ngjarje. Ia doli me sukses, por thotë se gjersa dilte jashtë kishte menduar për të gjithë shokët e kolegët e tij që kanë gjetur vdekjen gjersa kanë shkrepur fotografi në zona lufte.

https-%2f%2fblueprint-api-production-s3-amazonaws-com%2fuploads%2fcard%2fimage%2f323460%2fa2916d21-f24f-4752-ac23-30d3f16b93b7

Burhan Ozbilici

Në rrjetin social “Wayn”, ku espozohen fotografi nga udhëtimet, Ozbilici ka një profil të mbushur me fotografi – shumica prej të cilave me fotoaparat në dorë. Në profilin e tij thuhet se është 56-vjeç dhe se jeton në Ankara. Pjesëza “rreth meje” thotë: “Gjithmonë kam besuar (dhe përjetuar) që gjëja më e rëndësishme në jetë është lumturia dhe aftësia për bërë njerëzit (ose vetëm shokët tuaj) të lumtur!”. /Periskopi/