Rrëfimi rrëqethës i Besarta Jasharit: Pasi u vra Ademi, djali i tij 13 vjeçar kapi automatikun dhe luftoi derisa u vra

Në një rrëfim të mëhershëm, Besarta Jashari kishte treguar se pasi u vra Ademi, djali i tij 13 vjeçar kapi automatikun dhe luftoi derisa u vra. Duket si në filma, por Kushtrimi që ishte vetëm 13 vjeçar, bëri një veprim heroik.

Pasi u vra Ademi, djali i tij Kushtrimi kapi automatikun dhe zuri një pozicion dhe nisi të luftojë.

Sipas Besarta Jasharit, të mbijetuarës së vetme të masakrës, Kushtrimi luftoi me ushtarët serbë derisa u vra në mes të dy shtëpive teksa mbante automatikun në dorë.

“Pas rënies së Adem Jasharit, djali i tij, Kushtrimi, 13 vjeçar, mori automatikun dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë veç ishin futur në disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive me automatik në dorë! Kur nuk mbeti më asnjë i gjallë, vet fillova të shkoj te trupat e secilit, duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur dikush gjallë. I thirrja në emër, por s’përgjigjej askush. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i luftës, në ditën e tretë të sulmit paradite”, rrëfente Besarta Jashari.

Këtë rrëfim të Besartës e gjeni në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar (1912-2017)”.Gazeta Metro

- Advertisement -

MË TË FUNDIT