Rrëfimi për dy binjaket të pandara në jetë dhe vdekje

Të pandara në jetë dhe tani të pandara në vdekje, kështu ka shkruar Daily Mail për motrat Meaud, të cilat u vranë gjatë sulmeve në Paris.
Tabloidi britanik shkruan se binjaket identike Emilie dhe Charlotte Meaud, 30-vjeçare, vdiqën krah për krah nga plumbat që kapluan tarracën e kafenesë “Carillon” të Parisit.

Së bashku me binjaket vdiqën edhe 13 të tjerë, viktima të shtatë sulmeve terroriste në të cilat vdiqën 129 persona.

Sot nëna dhe vëllai i tyre ishin në kryeqytetin francez për të marrë trupat e pajetë që t’i varrosin në vendlindjen e tyre Aixe sur Vienne në Limousin, në perëndim të Francës, transmeton Koha.net.

Kryetari i qytetit, Rene Arnaud, i cili i njihte vajzat kur ishin më të reja, ka thënë për Daily Mail: “Është e vështirë për një nënë që të varrosë fëmijën e saj. Të varrosë dy fëmijët është e paimagjinueshme”.

Motrat besohet se kanë jetuar në apartamente të ndara në Paris dhe kishin karrierë të ndryshme prej njëra-tjetrës.

Emilie po krijonte një reputacion të mirë si arkitekte derisa Charlotte diplomoi në ekonomi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT