Rrëfimi i një gruaje të përdhunuar nga një tjetër grua

 

 

Pjesa më e madhe e rrëfimeve tragjike që lexojmë në portalet online dhe që ka të bëjë me përdhunimet përfshijnë një burrë dhe një femër, ose një burrë dhe një burrë, ose një femër që përdhunon një burrë, por pothuajse asnjëherë një femër që përdhunon një femër.

I tillë është rrëfimi që ka bërë një grua anonime për “Daily Mail” nën nofkën “xoJane” dhe ku ka treguar përvojën e saj kur një femër e përdhunoi gjatë një feste. Ajo thotë se është një shkrimtare dhe se ngjarja ka ndodhur në natë në mes të dhjetorit të vitit 2013 kur ajo kishte marrë pjesë në një “pizhama party” me 6 femra të tjera që njiheshin me njëra – tjetrën ose kishin shoqe të përbashkëta. Ajo thotë se njëra prej tyre që e njihte nga një shoqe e saj i ishte afruar dhe e kishte pyetur për jetën bashkëshortore. Shkrimtarja i kishte treguar se kishte kohë që nuk jetonte më me burrin e saj për shkak të keqkuptimeve të vazhdueshme.

“Ajo më pa në sy dhe më tha: “Ti je shumë sexy. Ti duhet të bësh seks” – tregon shkrimtarja. Pak më vonë ajo i kërkoi ta ndihmonte në banjë pasi nuk ndihej mirë. “Kur shkuam aty ajo e mbylli derën nga brenda dhe më shtyu pas lavamanit. Nisi të më zhvishte duke më thënë: “Sa e mirë që je!”. Nisa të bërtas, por me një dorë më mbylli gojën ndërsa me tjetrën po më hiqte rrobat. E kundërshtova, por duke qenë se më kishte kapur edhe hundën e kisha të vështirë të merrja frymë. Ndihesha e bllokuar. Ajo po më fuste dorën në pjesët intime dhe ndihesha kaq e pafuqishme. Për fat të mirë dikush erdhi te dera për të pyetur nëse kishte ndonjë problem. Ajo e ndjeu rrezikun dhe më lëshoi. Ia rrëfeva atë kishte ndodhur të zonjës së shtëpisë dhe ajo më ftoi të qetësohesha në dhomën e saj. Pas asaj nate askush nuk foli më për atë që më kishte ndodhur. Të gjithë fajësonin alkoolin e tepërt, por në fakt përdhunimi i një gruaje nga një grua tjetër është diçka që nuk duhet nënvlerësuar” –përfundon ajo rrëfimin për “Daily Mail”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT