Fundjava e gjeti pa bukë.

Si rëndom, kryefamiljarja s’ka asnjë për t’iu dhënëfëmijëve.

Vendi i destinuar për ushqim i ka mbetur bosh.

Kjo është sfida e përditshme me të cilën Ermira, nënë e tre fëmijëve po përballet çdo ditë.

Kjo familje pesëanëtarësh që jeton me qira në Prishtinë, po jeton në kushte të rënda ekonomike.

I zoti i shtëpisë, Armend Berisha, kishte dalë që të kërkonte punë në mënyrë që t’u siguronte bukën fëmijëve.

Ermira duke rrëfyer për jetën e saj të vështirë thotë se shtëpia në të cilën jetojnë është me qira dhe se aty mund të largohen nga momenti në moment.

Kjo në rast se nuk arrijnë që në fillim të muajit t’i paguajnë 150 euro qira, pronares së shtëpisë.

“Na jem prej majit këtu se me familjen e burrit jemi nda se edhe ata kushtet nuk i kanë prej katunit, u dashtë me ardh te babi, kemi nejt këtu te babi, e tani edhe babi im punon me hekura edhe u dashtë tani me gjet një shtëpi me qira, tash kush të na ndihmon. Babi jem kapak më ndihmon…pronarja ka thënë se nëse nuk i bëni paratë me të parin, na veç duhet me lëshu shtëpinë me dal në rrugë edhe me gjet naj zgjidhje”, ka thënë ajo.

Vajzën e madhe, e cila i ka vetëm 3 vjet, e kanë të sëmurë dhe po trajtohet në spital.

Ajo ka nevojë për ilaçe.

“Çika u ftoh në mushkëri, 50 euro po i duhen ilaçe, ato s’kam ku me i marr hiq…një grua ja ka ble mbrëmë një sirup, burri vet ja ka ble 3 euro se mbrëmëpat temperaturë. Erdh një mjeke më tha blija, po i thash me çka, tani u shku burri vet ja ka ble një sirup”, ka rrëfyer Ermira për FrontOnline.

Thotë se ditën e kalon si është më së keqi pasi ndodhë që në shtëpi nuk ka as bukë t’iu jep fëmijëve.

“Sot më lypi bukë s’pata, në furrë me shku me lyp veresi s’ta japin, 30 cent s’ta lajnë një bukë … një bukë shkova ja lypa veresi s’ma dhanë, kjo qanë për qumësht qetash”, është shprehur ajo.

Ndihmë ka kërkuar edhe te HalilKastrati, e po ashtu edhe në Komunën e Prishtinës.Thotë se HalilKastratinuk i ka ndihmuar fare, ndërsa për Komunën e Prishtinës thotë se ia kanë paguar qiranë për tre muaj, por që tani ia kanë ndërprerë.

“Unë qytetarëve ju kisha kërku për qira, me ma pagu qet qira. HalilKastratit i kam shënu, e kam thirr HalilKastratin më ka thënë kemi tjera në gjendje më të rëndë se ti edhe s’më kanë marrë në dorë, në komunë kam qenë për një strehim ma kanë bo s’kemi mundësi, ma kanë pagu qiranë tash më s’po ma paguajnë… më kanë thënë s’kemi buxhet edhe e kam lënë më s’kam shku”, ka treguar ajo, për FrontOnline.

Nga kushtet e vështira ekonomike nuk ka as me çka t’i pastrojë rrobat.

Si shkak i kësaj ato tashmë kanë filluar edhe të myken, e fëmijët të mos kenë çka të veshin.

“Qe tash në banjo mu kanë mykur, s’po kam sodë për mi la teshat edhe mu kanë mykur.. që gjashtë a shtatë ditë kështu më kanë mbet se sodë jo”, është shprehur e zonja e shtëpisë për Front Online.

Tashmë kur festa e Kurban Bajramit po afrohet ajo ka vetëm një kërkesë për njerëzit vullnet mirë.

“Kërkesa jem e fundit është për pak ushqim edhe tash e kam qiranë me ma pagu sado pak qet qira”, ishte kërkesa e saj e fundit.

Familja e Armend dhe Ermira Berishës jetojnë në Prishtinë tek “Xhamia e Llapit”, më saktësisht në rrugën “Kruja”.

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni këtë familje mund të thërrisni në numrin e saj të telefonit 045 338 325.