Rrëfimi i ish gruas së njërit prej sulmuesve të Parisit

Ish gruaja e një prej sulmuesve në Paris, Ibrahim Abdeslam, ka thyer heshtjen duke folur për ish burrin e saj.

Ajo është shprehur se Abdeslam, ishte një njeri që “pinte hashash çdo ditë”, që nuk shkonte kurrë në xhami, transmeton Klan Kosova.

Ibrahim, ka hedhur veten në erë para kafenes Comptoir Voltaire të premtën në mbrëmje në Paris, duke plagosur tre persona.

Ai së bashku me vëllain e tij më të ri, Salah Abdeslam, i cili është ende në arrati kanë qenë dy prej sulmuesve që përgjakën rrugët e Parisit të premtën mbrëma.

Por ish gruaja e tij, Naima (e cila nuk ka dashur ta tregojë mbiemrin e saj), është shprehur e habitur që ai e ka bërë këtë gjë në emër të fesë, sepse sipas saj ai nuk ishte kurrë i lidhur me fenë.

Naima, që ishte e martuar me Imbrahimin për dy vjet nga viti 2006 deri në 2008, është shprehur për MailOnline, që ish burri i saj nuk shkonte kurrë në xhami dhe nuk lutej.

Edhe pse ai agjëronte këtë gjë e bënte sepse familja e tij e detyronte.

“Aktivitetet e tij të parapëlqyera ishin të tymoste marihuanë dhe të flinte”.

“Ai pinte rreth tre ose katër cigare marihuanë në ditë”, u shpreh ajo.

Ibrahimi i cili sipas familjes së tij kohën e fundit ka qënduar shumë në Siri.

Naima pranon se për të dhe ish burrin e saj, parat ishin një problem koxha i madh.

“Ne nuk kishim fëmijë sepse nuk kishim para për t’i rritur”.

Sipas saj, Ibrahim nuk kishte ndonjë qëndrim kundër perendimorëve.

Kur ai ishte i ri, kishte qëndruar dy vjet në burg për shkak të vjedhjeve.

Pavarësisht kësaj, ajo flet me koxha pozitivitet për ish burrin e saj dhe sipas Naima ai ishte një njeri me një karakter shumë të mirë.

Edhe pse alkooli është i ndaluar me fenë islame sipas saj, Ibrahim ka pirë shumë birra dhe vodka.

Çifti ishin takuar në vitin 2004 dhe menjëherë pas dy vitesh ata u martuan në një ceremoni me jo më shumë se 20 persona të ftuar.

Në dasmën e tyre ishte edhe vëllai Salah, i cili është ende në kërkim nga policia për sulmet e të premtes në Paris.

Naima, tregon se familja e tij nuk ishte aq tradicionale.

“Ata ishin modern dhe secili kishte jetën e vet”.

“Babai i tij, Abdaramane, ishte një shofer i metros dhe nuk ishte aq fetar dhe shkonte në xhami vetëm të premteve”.

Ata u ndanë në vitin 2008 por sipas saj ndarja nuk ishte fare dramatike.

Kur e kuptoi që ishte Ibrahim nëjri nga sulmuesit në Paris ajo u shokua.

“Duhet të jetë hashashi shkaktari”.

“Nuk kam ndonjë shpjegim tjetër”.

“Jam e shokuar”.

Por edhe pse për Naima ishte shokuar fakti që ai ishte njëri nga sulmuesit në Paris, familjarët e tij kanë pranuar se vitet e fundit ai ishte “radikalizuar” shumë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT