Rrëfimi i hebreut, që ishte fqinj me Hitlerin

Të ishe hebre në Gjermani në vitet tridhjetë nuk ishte ndjenjë e mirë. Edgar Feuchtwanger, që ishte nxënës në Munchen gjatë asaj kohe, i ndiente frikën dhe tmerrin e të gjithë hebrenjve gjermanë, që po e përjetonin ngritjen e pandalshme të një të çmenduri. Megjithatë, gjendja e tij ndryshonte. Ndryshonte shumë.

Më 1929, Adolf Hitler u vendos të jetojë në Lagjen e Feuchtwangerit. Me paratë e botuesit të tij, Hitleri mori një banesë nëntëdhomëshe në katin e tretë në rrugën “Prinzregentenplatz”, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ishte një apartament luksoz, me dy banja dhe dy kuzhina.

Edgari, pesëvjeçar, mund ta shihte prej dritares së tij, pasi që jetonte në ndërtesën pranë. Dhe për nëntë vjetët në vijim, deri kur familja e tij iku nga Gjermania, më 1938, Edgari jetoi afër njeriut që synonte asgjësimin e tij, familjes së tij dhe të të gjitha familjeve të tjera si e tija, jo vetëm në Gjermani, por në të gjitha vendet në të cilat mund të kishte kontroll Reichu.

Edgari, memoaret e të cilit, të titulluara “Isha fqinj i Hitlerit” u botuan gjatë vitit të kaluar, të përkthyera në anglishte, flet për fëmijërinë e tij dhe për njeriun që ia ndryshoi jetën.

Sot, në moshën 91-vjeçare, ai mund të jetë hebreu i fundit i Gjermanisë që u rrit afër Hitlerit dhe që e shikonte dita-ditës.

Duke folur në banesën e një të afërmi në SHBA, Edgari, historian që ka ligjëruar për 30 vjet rresht në Universitetin e Southhamptonit në Angli, kujton përballjet me Hitlerin dhe disa prej pikave të kthesës në shekullin 20.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT