Rrëfimi i babait nga Drenica që u ndërtoi lapidar katër djemve dëshmorë

Punimet e Kuvendit të Kosovës, nisen me një minutë heshtje. Deputetët u ngritën në këmbë për të nderuar të rënët në Betejën e Qirezit dhe Likoshanit.

Nderimi për 24 të vrarë para 21 vitesh u bënë edhe në vendin ku ata ranë me ç’ rast u zbulua edhe pllaka që përkujton katër vëllezërit Sejdiu.

Ishte babai i djemve ai që kishte ngritur këtë lapidar. Ai me dhimbje tregon momentin kur kishte mësuar se djemtë i kishin vdekur.

Sejdiu ndjehet i zhgënjyer me trajtimin e institucioneve kosovare, ai thekson se nuk është ndihmuar asnjëherë nga shteti.

Për të nderuar të rënët homazhe kanë bërë edhe  ish komandantët e UÇK’së, Sylejman Selimi e Sami Lushtaku.

Të rënët i kujtuan edhe krerët e shtetit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Duke e ngritur lartë kujtimin e dëshmorëve, ata thanë se falë tyre Kosova gëzon këtë pavarësi.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com