Disa persona janë përfshirë në një përleshje që ka ndodhur sot në orën 18:00.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Zahiti tha se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar tre të dyshuar.
“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 18:00, në rrugën ” Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, lidhur me rastin aktualisht policia është duke intervistuar tre persona në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy persona tjerë kanë kërkuar tretman mjeksor. Rasti është duke u trajtuar”.
- Advertisement -