Rrahje masive në Vushtrri

Sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur një rrahje mes katër personave në Vushtrri më saktësisht në Bulevardin “Adem Jashari”. Policia njofton se  katër të dyshuar  meshkuj K-Shqiptarë janë përleshur ndërmjet  veti,  me ç’ rast njëri nga të dyshuarit (i mitur)  ka pësuar lëndime në kokë si dhe mbi syrin e majtë. Te lënduarit  i është ofruar tretmani  mjekësorë. Pas intervistimit personi i dyshuar është  liruar ne procedure te rregullt, ndërsa tre te dyshuar te tjerë janë larguar. Policia po heton rastin./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT