Rrahje dhe gjuajtje me armë në Drenas

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Gllobar të Drenasit është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, i cili për shkaqe ende të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar.

Sipas viktimës i dyshuari kishte vrapuar pas tij dhe duke e goditur ka gjuajtur në ajër me armë zjarri, transmeton Drenica Press

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk është gjetur ndonjë gëzhojë e fishekëve, ndërsa me urdhër të prokurorit është bastisur lokali ku dyshohet se i dyshuari e kishte armën por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT