Rrahen mes veti tre persona në këtë fshat të Drenasit

Policia e Kosovës ka raportuar për një përleshje mes tre personave në fshatin Poklek i Ri të Drenasi.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete tre të dyshuarit meshkuj kosovarë”.

“Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./DrenicaPress

- Advertisement -

MË TË FUNDIT