Rrahën gratë e vëllezërit, 4 raste të dhunës vetëm në rajonin e Prishtinës

Rastet e dhunës në familje janë pjesë e çdo raporti policor. Ndërsa përveç ku gruaja është viktima në të gjitha rastet thuajse, nuk bëjnë përjashtim as burrat.

Siç raporton policia e Kosovës vetëm në rajonin e Prishtinës gjatë ditës së djeshme janë raportuar 4 raste të dhunës.

Në Podujevë në ora 2 të natës një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj.

“E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thekson policia.

Ndërsa në Drenas, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj, ndërsa policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, e në këtë rast i dyshuari i burri i saj është liruar me procedurë të rregullt.

Ndërsa në kryeqytet një person ka kërcënuar vëllain e tij me thikë.

“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.

E një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në polici nga qyteti i Fushë Kosovës. Një grua ka raportuar se është rrahur nga burri i saj. Ndërsa asnjë person nuk është arrestuar në lidhje me këtë rast.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT