Roussef: Nuk kam kryer asnjë krim

Presidentja braziliane, Dilma Rousseff deklaroi sot në Senat se nuk kishte kryer asnjë krim ndërsa po mbrohej personalisht në procesin e nisur për shkarkim me akuzën për mashtrime me fondet publike.

“Nuk kam kryer asnjë krim, nuk kam kryer krime për të cilat po gjykohen në mënyrë të padrejtë”, pohoi udhëheqësja e majtë, e pezulluar nga detyra më 12 maj.

Roussef u shpreh se ishte viktimë e një grushti shteti kundër Kushtetutës për të sjellë në pushtet një “qeveri uzurpatorësh” në kundërshtim me 54 milionë brazilianëve që e rizgjodhën në 2014.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT