Ronaldon mund ta ndal vetëm ky futbollist i Cityt (Foto)

Manchester City dhe Real Madrid do të takohen sonte në kuadër gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Padyshim që e gjithë vëmendja do të jetë te reparti sulmues i Real Madridit, i cili ka realizuar deri më tani ka realizuar 26 gola.

Në fakt, vetëm Cristiano Ronaldo ka shënuar 16 gola në këtë sezon të ligës prestigjioze evropiane për klube, transmeton Telegrafi.

Por, mediat kanë nxjerrë një statistikë interesante e cila tregon se prej këtij futbollisti sulmuesi i Los Blancos duhet të ketë kujdes.

Bëhet fjalë për mesfushorin Fernandihno, i cili deri më tani prin listën e ndërhyrjeve të palejuar.

Braziliani në mënyrë të parregullt ka ndalur futbollistët kundërshtar në 30 raste dhe shihet si lojtari kyç, i cili mundet ta ndal Ronaldon.

Mbetet të shihet se çka do të ndodh sonte me fillim në ora 20:45, kur në Ettihad stadium të Mancehsterit do të takohen City dhe Reali. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT